Plas lufta me oligarkët e Shëndetësisë! Kadareja VS Topçiu e Struga, “hienat” hanë 300 MLN Lekë të popullit

Plas lufta me oligarkët e Shëndetësisë! Kadareja…

Nëse nuk janë pjesë e një TRUSTI, oligarkët e Shëndetësisë kanë përplasje të shpeshta midis njëri-tjetrit për përfitimin e parave publike të këtij sektori. E bukura është se të gjitha këto të dhëna bëhen publike dhe kështu nxjerrin zbuluar njëri-tjetrin edhe kur procedurat duken të rregullta në sipërfaqe. Përplasja e radhës ka ardhur midis dy përfituesve më të mëdhenj të tenderave të Shëndetësisë, Artur Kadaresë VS Sokol Topçiut dhe Orion Strugës.

Bëhet fjalë për një tender të dhënë nga Drejtoria e Spitalit Berat me objekt: “F.V pajisje hotelerie dhe mjekësore për maternitetin e Beratit – Loti 1: F.V pajisje mjekësore për Maternitetin e Beratit” me Fond Limit 500 MLN Lekë PA TVSH. Bukur, në tender kanë marrë pjesë dy kompani, BIOMETRIC e Artur Kadaresë me ofertë ekonomike 400 MLN dhe “Farma Net Albania” shpk bashkuar me “FEDOS” Shpk përkatësisht të Sokol Topçiut dhe Orion Strugës me ofertë ekonomike 338 MLN Lekë pa TVSH, ku fituese ka dalë kjo e fundit duke respektuar konkurrencën dhe ofertën më të ulët ekonomikisht.

SOKOL TOPÇIU | OGERTA MANASTIRLIU

Zbuluar këtë truk miliona lekësh që dalin nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, e ka zbuluar pikërisht në ankimimin e tij Artur Kadareja, pasi nuk u shpall fitues dhe pretendonte të ishte ai fituesi i tenderit të majmë. Në lidhje me këtë Kadareja ka bërë një ankimim në KPP duke renditur arsyet dhe duke akuzuar autoritetin kontraktor për favorizim klientelist të operatorit fitues, për shkak të disa kritereve specifike në tender, që mund t’i lexoni në dokumentin e mëposhtëm.

ANKIMIN MUND TA LEXONI KËTU

Një ndër pikat që mund të konsiderohet qesharake është që në tender kërkohet tavolinë obsertikale dhe gjinekologjike me specifikat:

– Pajisja të jetë e mbështetur në 4 rrota dhe me mbështetje statike gjatë ndërhyrjeve

– Krevati të mbajë peshë të paktën 300 kg

– Lëvizjet anësore majtas-djathtas të paktën 35 gradë

(Përgjigjen e operatorit ankimues e gjeni në faqen 4) ku rrjedhimisht shpjegon se: “Nëse tavolina operatore është e pajisur me rrota me frena, atëherë stafi mjekësor mund ta lëvizë lehtësisht atë kur është e nevojshme si dhe ta vendosë në pozicion statik me anë të frenave gjatë ndërhyrjeve. Gjithashtu kapaciteti mbajtës 300 kg është një tjetër kriter jo i nevojshëm dhe kufizues, pasi dihet që pesha e pacientit së bashku me aksesoret që mund të montohen në tavolinë, nuk mund të arrije në këto vlera.”

Gjithashtu Kadareja specifikon se Spitali i Beratit ka kërkuar modele aparatesh që i shpërndajnë pajisje vetëm operatorëve në garë që i bën automatikisht fitues duke i favorizuar dhe duke skualifikuar pjesëmarrësit e tjerë. (Fq 5) Gallata të tjera të specifikimeve teknike të këtij tenderi mund t’i lexoni në dokumentin e bashkangjitur në artikull më lart.

Doni më akoma prova që institucionet e Shëndetësisë nën varësi të Ogerta Manastirliut bëjnë ping-pong me taksat tona dhe ua japin oligarkëve sipas interesit personal? Ky ishte një rast konkret, ndër shumë ët tjerë të faktuar që duhet hetuar nga anëtarët e SPAK, nëse i kanë mbaruar pushimet. Dëgjohemi sërish në zbardhje rastesh të afërta në lidhje me aferat për të gjitha kompanitë e përmendura…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit