Plas lufta mediatike për vaksinën e Putin mbi koronavirusin! A dështoi plani i Bill Gates?

Plas lufta mediatike për vaksinën e Putin…

Vladimir Putin i dha shpresë të gjithë botës dje kur deklaroi se Rusia do ketë për pak ditë gati vaksinën mbi COVID-19.

Por, menjëherë pas këtij lajmi ka nisur edhe një luftë mediatike, teksa kujtojmë se janë qindra vaksina të tjera në zhvillim, të financuara nga kompani shumë të mëdha botërore.

‘DailyMail’ shkruan se sipas disa dokumenteve zyrtare, vaksina ruse e koronavirusit është testuar vetëm mbi 38 persona, dhe ka efekte anësore si temperaturë, ethe, dhimbje dhe enjtje.

 Nga dokumentit që citon sajti britanik, vakisa është miratuar vetëm 42 ditë pas fillimit të testimit, dhe ngrihet në dyshim efikasiteti i saj.

Në një prej dokumenteve  të dorëzuara për regjistrim të vaksinës thuhet se nuk ka pasur studime klinike për hulumtimin e efikasitetit epidemiologjik të substancës, shkruan Daily Mail.

Mesa duket, tashmë ka nisur një luftë e vërtetë, edhe mediatike, mes palëve të cilët po luftojnë për zhvillimin e vaksinës.

Zhvillues nga e gjithë bota, mes tyre edhe Bill Gates që financon laboratorë për krijimin e vaksinës, thonë se janë ende në fazat e testimit dhe krijimit të vaksinës.

Të shumta janë zërat që flasin edhe për një vaksinë që po krijohet me çip brenda saj për njerëzit.

Por, a është vaksina e Putin një ‘plasje bombe’ për të mëdhenjtë që po krijojnë vaksinat e tyre?

A ka nisur tashmë një luftë e perëndimit ndaj Putinit dhe Rusisë?

/Burimi: DailyMail/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit