Plas në Bashkinë Tiranë: Anuela Ristani nuk kthen Alban Dokushin në detyrë

Plas në Bashkinë Tiranë: Anuela Ristani nuk…

Në Bashkinë e Tiranës ka shpërthyer një konflikt i ashpër mes kryetares së komanduar Anuela Ristani dhe Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushi, i cili u rikthye në detyrë me vendim gjykate. Dokushi ishte shkarkuar më parë, por fitoi të drejtën ligjore për t’u rikthyer në funksionin e tij të mëparshëm. Megjithatë, Ristani nuk e zbatoi urdhërin për rikthim, duke e emëruar atë në krye të një drejtorie dhe jo në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Si pasojë, Dokushi ka depozituar një kallëzim penal ndaj saj në Prokurori, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor.

Ky përplasje nxjerr në pah luftën për kontrollin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Kryeministri Edi Rama e caktoi Ristanin në drejtimin e përkohshëm për të garantuar funksionimin e institucionit gjatë mungesës së Veliajt. Nga paraburgimi, Veliaj vendosi të rikthente në detyrë një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Alban Dokushin, në postin kyç të Sekretarit të Përgjithshëm. Refuzimi i Ristanit për ta rikthyer Dokushin në këtë funksion ka shtuar pikëpyetjet mbi kontrollin real të Bashkisë dhe raportet mes drejtuesve aktualë të institucionit.

Çështja pritet të shqyrtohet nga organet e Prokurorisë, ndërsa kjo ngjarje dëshmon për tensionet e thella brenda pushtetit lokal. Mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të zgjidhet në rrugë ligjore apo do të eskalohet më tej, duke prekur stabilitetin e institucionit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit