
Një burrë i moshës 60-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri këtë të mërkurë pas një sherri për pronën. Ngjarja ndodhi në Shkodër.
Në njoftimin e saj, policia bën me dije se rreth orës 19:05 në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult dy vëllezërit me inicialet P. A. 54 vjeç dhe N. A. 46 vjeç banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë i shkuan në shtëpi 60-vjeçarit me inicialet N. U. dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij duke e kërcënuar.
Sapo morën njoftimin, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e ngjarjes.