Kapje prej flokësh dhe grushte/ Sherr i fortë mes adoleshenteve në Tiranë, qytetari: I kishte shkruajtur të dashurit njëra prej tyre

Kapje prej flokësh dhe grushte/ Sherr i…

Sherret mes vajzave janë bërë një fenomen i përhapur në vendin tonë.

Ajo që është më shqetësuese janë arsyet e sherrit, të cilat lidhen me të dashurit si dhe mosha e relativisht e vogël e tyre.

Së fundmi një rast tjetër sherri ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku dy adoleshente 15-vjeçare në Tiranë janë filmuar duke u zënë keq me njëra-tjetrën.

Arsyet e sherrit lidhen me faktin se njëra nga vajzat i kishte shkruajtur të dashurrit të tjetrës dhe kaq ka mjaftuar që të plasë keq mes tyre.

Përleshja mes tyre ka qenë tepër e ashpër, teksa kapen për flokësh dhe e godasin fort njëra-tjetrën me shkelm dhe grushte. Ndërkohë një i ri ndërhyn dhe përpiqet t’i ndajë.

Theksojmë se raste të tilla po raportohen shpesh në vendin tonë saqë mund të themi se kjo gjë është kthyer në fenomen tashmë./JOQ ALBANIA/

https://youtu.be/-vbJ1cML1KA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit