Plas sherri masiv mes shqiptarëve! Me shufra hekuri e shkopa druri bëjnë “fërtele” njëri-tjetrin

Plas sherri masiv mes shqiptarëve! Me shufra…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shesh publik në Conegliano, qytet në provincën e Treviso, Itali, ku të përfshirë në sherr ishin disa të rinj me origjinë shqiptare. Grupi i shqiptarëve kryesisht nga Maqedonia, u konfliktuan fizikisht me njëri tjetrin me sende të forta si shufra hekuri dhe shkopinj.

Për pasojë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore dhe momentalisht ndodhet në kujdes intensiv, pasi humbi ndjenjat. Videot e sherrit janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërkohë që protagonistët e përleshjes arritën t’i shpëtonin policisë para se të mbërrinte në vendngjarje. I dyshuar kryesor në lidhje me ngjarjen është një senegalez 23-vjeçar i cili ndodhet në burgun e Trevisos.

https://joq-albania.com/artikull/863184.html#brid_cp_Brid_20052001
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit