Plas sherri mes burrit dhe gruas, ‘fut e bjer’ njëri-tjetrit!

Plas sherri mes burrit dhe gruas, ‘fut…

Një sherr masiv është regjistruar në Durrës, teksa ka përfshirë një grua dhe një burrë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, konkretisht në lagjen nr.4 dhe në përleshje janë përfshirë shtetasja E.G., dhe shtetasi Ç.K, teksa është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikti.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit