Plas sherri mes të rinjve në Tiranë, arrestohen 2 persona

Plas sherri mes të rinjve në Tiranë,…

Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e djeshme mes disa të rinjve në bulevardin “Migjeni’ në kryeqytet.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. M., 19 vjeç dhe J. Gj., 19 vjeç, ndërkohë që u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. A., 19 vjeç. Specialistët për Hetimin e krimit aktualisht po punojnë për kapjen e shtetasit K. Sh., 24 vjeç.

Raportohet se të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasin B.K, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet lidhur me detajet e ngjarjes i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit