Plas sherri mes të rinjve në Tiranë, grushta dhe shkelma njëri-tjetrit

Plas sherri mes të rinjve në Tiranë,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “Astiri” në Tiranë.

Një qytetar ka filmuar pamjet e dhunshme ku shikohet se si dy grupe të rinjsh zihen më njëri-tjetrin.

Nga pamjet duken se disa nga të rinjtë kanë edhe shkopa bejzbolli në dorë.

Ndërsa nga zërat dëgjohen se disa godasin kundërshtarët edhe me gurë.

Vlen për t’u theksuar se policia fatkeqësisht nuk u duk askund duke përforcuar idenë se në Shqipëri çdokush bën çfarë të dojë pa u shqetësuar nga autoritetet e rendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit