Dy të burgosurit te 302-shi dhunojnë njëri-tjetrin: Mos bëj zhurmë, po më prish gjumin

Dy të burgosurit te 302-shi dhunojnë njëri-tjetrin:…

Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë. Në përplasjen fizike dyshohet se është përfshirë Viktor Ymeri, i cili ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova. Sipas pretendimit të Ymerit, debati nisi pasi ai i kërkoi të burgosurit të mos bënte zhurmë, pasi po i prishte gjumin, por situata u përshkallëzua pas vijimit të zhurmës.

Pas goditjes, ndërhynë menjëherë punonjësit e burgut, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër përplasjeje në të njëjtin institucion, ku protagonistë ishin Aldo Gjini, Jurgen Zoto dhe Daniel Bajri, me Zoton dhe Bajrin që mbetën të plagosur me thikë.

Viktor Ymeri është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, të ekzekutuar me armë zjarri në Durrës në vitin 1999. Ymeri u lirua në dhjetor 2019, pasi iu njohën edhe ditët e punës së kryera gjatë burgimit, ndërsa u rikthye në qeli në dhjetor 2020 pas rihapjes së hetimeve për vrasjet e Vajdin Lamës dhe Klodian Saliut, ku është shpallur fajtor si një prej autorëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit