Plas sherri në burgun grek, masakrohet 30 vjeçari shqiptar

Plas sherri në burgun grek, masakrohet 30…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun Domokou në Greqi, ku 4 të dënuar kanë sulmuar me sende të forta një 30 vjeçar shqiptar.

I riu shqiptar vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje, ndërsa pas përleshjes ai u dërgua në spitalin e Lamias për shkak të dëmtimeve të shumta trupore.

Pasi gjedja e tij shëndetësore u rëndua, ai u nis me urgjencë në spitalin e Athinës për trajtim më të specializuar, ndërkohë që tashmë ndodhet në spitalin “Evangelimos” jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet e burgut kanë nisur hëetimin për të zbardhur shkaqet që sollën përleshjen e përgjakshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit