Plas sherri në Elbasan! 35-vjeçari godet me sëpatë 27-vjeçarin

Plas sherri në Elbasan! 35-vjeçari godet me…

Një sherr mes dy personave, në fshatin Vinë të Gramshit, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Në debat e sipër shtetasit kanë nisur të përdorin dhunën fizike, teksa 35 vjeçari ka marrë sëpatën dhe ka goditur 27 vjeçarin. Ky i fundit fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e ngjarjes, 35 vjeçarin.

Njoftimi:

DVP Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 01.10.2021, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (sopat), shtetasin T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit