Plas sherri në Elbasan, përplasje fizike mes kandidatit të PD dhe biznesmenit Gjergj Luca

Plas sherri në Elbasan, përplasje fizike mes…

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në Elbasan mes kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe biznesmenit të njohur të peshkut Gjergj Luca.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët, në kuadër të parapërgatitjes për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Mësohet se dy personat e përfshirë në konflikt kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Elbasanit, ndërsa Boçi pritet që të bëjë dhe një deklaratë për mediat në minutat në vijim.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që biznesmeni Luca bëhet protagonist në përplasjet me demokratët, pasi ai dhe më herët ka sulmuar qoftë opozitën, qoftë edhe presidentin e vendit Ilir Meta, pas cilësimit që ky i fundit i bëri si oligark.

Sinjalet për një fushatë të dhunshme në Elbasan u dhanë në ditën e Verës, ku festa e qytetarëve u shkatërrua nga përplasja mes militantëve të PD-së dhe të PS-së, që u grushtuan pasi Rama dhe Basha kishin zgjedhur të zhvillonin takime në të njëjtën ditë në këtë qytet.

Nga ana tjetër Elbasani vazhdimisht ka qenë një qark problematik, ndërkohë që për PDnë në këto zgjedhje garon në vendin e parë të listës Gazment Bardhi, për PS-në Evis Kushi, padyshim nën ‘dirigjimin’ e Taulant Ballës, ndërkohë që LSI kryesohet nga vetë Monika Kryemadhi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit