Plas sherri në familje, 43-vjeçari i zapton tokën dy vëllezërve të tij dhe i rreh. Policia jep detajet e arrestimeve të fundit, dy shtetas të tjerë në pranga sepse…

Plas sherri në familje, 43-vjeçari i zapton…

Tre persona jane arrestuar se fundi ne Tirane, te akuzuar per dhune ne familje. Policia e Tiranes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, njeri se ka rrahur dy velelzerit, kurse dy te tjere me akuzen e dhunes ndaj bashkeshorteve.

Nje 43 vjecar eshte arrestuar pasi pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

Nderkohe qe dy persona te tjere jane arrestuar pasi kane dhunuar grate ne banese.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë.

Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit