Plas sherri në Fushë Krujë/ Plagosen dy të rinj, nisen me urgjencë drejt Traumës

Plas sherri në Fushë Krujë/ Plagosen dy…

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri që ka ndodhur në zonën e Fushë- Krujë.

Burime bëjnë me dije se personat e plagosur janë Serdar Tali dhe Elgert Gjoni, 30 dhe 28-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihet se përse janë konfliktuar dy të rinjtë. Pritet që në orët në vijim policia të japë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit