Plas sherri në terminalin e autobusave në Tiranë, një i plagosur niset drejt spitalit

Plas sherri në terminalin e autobusave në…

Një konflikt mes dy personash është shënuar sëfundmi në terminalin e autobusave të Veriut në Tiranë. Dy të rinj nga Mati janë përleshur me njëri-tjetrin e për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur ngjarja. Sherri është qetësuar nga kalimtarët e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit