Plas sherri në Tiranë, të rinjtë godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Plas sherri në Tiranë, të rinjtë godasin…

Një sherr mes dy të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në bulevardin “Bajram Curri”. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shtetasi me iniciale H.H, 21 vjeç, ka goditur me sende të forta një tjetër shtetas rreth 23 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar. Mësohet se gjatë sherrit janë përdorur sende të forta.

Njoftimi i plocisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit