Plas sherri në Velipojë/ Pronarja e hotelit kapet keq me policët: Jam amerikane, do t'ju sjell ambasadoren këtu

Plas sherri në Velipojë/ Pronarja e hotelit…

Ditën e sotme policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake kanë shkuar për të sekuestruar çadrat e shezlongeve që janë vendosur në plazhe publike.

Por, policia ka hasur shumë konflikte mes qytetarëve dhe personave që kishin paguar në shtet për të marrë një pjesë të plazhit.

Në grua shqiptare, me nënshtetësi amarikane u përplas keq me policinë për shkak se ajo kishte paguar për të vënë shezlonge dhe çadra.

Në pamjet e mëposhtme, debati ka agravuar aq sa gruaja ka thënë se do të sjellë edhe ambasadën amerikane. Nuk dihet se sa do zgjasë ky aksion, por nuk ka lënë shije të mirë tek turistët.

Debati i plotë:

Pronarja: Kam marrë leje, kam paguar dhe nuk kam ku të vendos shezlongët pasi nuk më dalim metrat, para hotelit tim kam biznes tjetër. Tani a zgjidhni ju.

Policia: Kush jua ka zënë

Pronarja: këtë zgjidheni ju. Kemi aplikuar me parcela, i kemi këtu, kam marrë lejen dhe i ka aplikanti tjetër aktualisht.

Policia: Do të zgjidhet dhe do e masim me metër ne dore dhe çdo pjesë që ju takon do e merrni.

Ndërkohë që polica liron një hapësirë që ishte pa leje i drejtohet pronares së biznesit, që ja ku e ka parcelën, por kjo nuk pranohet nga ajo pasi është larg hotelit të saj dhe para një biznesi tjetër.

Pronarja: Unë nuk jam e marrme të hy para biznesit tjetër e dua para hotelit tim, këtë zgjidheni ju

Policia: Ta liruam hapësirën që ke marrë leje, ja ku e ke.

Pronarja: Unë jam qytetare amerikane mos më ngri zëri se të sjell ambasadën këtu. Si mund të ma sjellësh mua këtu në fund. Mua nuk me vjen klienti këtu. Gjeje hapësirën para biznesit tem, nuk më vjen mua klienti këtu.

Policia: Atë zgjidhe me institucion që të ka dhënë lejen dhe hartën dixhitale

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit