Plas sherri për brekët në BBV, Donaldi debaton ashpër me Einxhel

Plas sherri për brekët në BBV, Donaldi…

Në shtëpinë e Big Brother VIP, higjiena dhe rregulli duket se janë kthyer në një problem serioz. Moderatorja Enxhiel dhe aktori I njohur Donaldi, i numëruan njëri-tjetrit punët që kanë bërë në shtëpi.

Debati mes tyre ka kaluar në shembuj specifikë.
Donald Veshaj ka qenë ai i cili ka nisur debatin duke i thënë moderatores se nuk e ka bërë punën e saj që ka zgjedhur, për t’u marrë me rrobat në lavanderi, ndërkohë sqaroi se ai ka bërë punët e tij.
Nga ana tjetër, moderatorja e njohur Shkira i kthehet aktorit duke i thënë “ti nuk mbledh brekët e tua”.
Debati Einxhell-Donald:

Donald: Unë dje kam larë një prig me enë sin ë restorant. Më the të laj enët se do bëje ti lavanderinë. Mua më vjen inat. Ju vajzat keni më shumë përgjegjësi.
Einxhell: I ka larë 4 herë enët në 100 ditë. Ti brekët e tua nuk i mbledh janë shpërndarë aty nëpër lavanderi. 100 herë të kam thënë.
Donald: Prap me brekët ti. A më the që do bëje lavanderinë?
Einxhell: Jo.
Donald: Jo, po tallesh me mua.
Einxhell: Nuk e bëra sepse më the do i laj enët kur të më dojë qejfi. Unë ti kam larë rrobat. Ti ke bërë punë më pak nga të gjithë kështu që të takon më pak të flasësh.
Iliri: Sa herë e kam parë thesin plot e kam çuar, kush është fjalë e madhe. Çohuni rregulloni!
Einxhell: Më flet Donaldi mua për lavanderinë.
Iliri: Çohuni pastrroni, mbidhni flokët e juaja gra!
Donald: Nuk ka më peshqirë jashtë. Kështu ka vendosur vëllai i madh.
Einxhell: Po ti që sa i nxorre jashtë para dy orësh.
Donald: Ça ke moj Ënxhëll.
Einxhell: Mos më thuaj Ënxhëll. Të të vijë zor që më përmend muhabetin e lavanderisë.
Donald: Qetësohu, dhe ti që je vajzë më thua mua për lavanderinë.
Einxhell: Çfarë domethënë që unë jam vajzë. Unë nuk kam ardh të të shërbej ty. Unë higjenën time e mbaj. Donaldi nuk ngren pjatën e vet kurrë.
Donald: Tallesh ti moj gënjeshtare.
Einxhell: Sa herë ja kam nderë rrobat Donaldit që janë qelbur aty brenda. Dhe mos më thuaj më Ënxhëll! Shakanë që kam unë me Monikën s’mund ta përmendësh!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit