Plas te Barcelona! Messi udhëheq revoltën kundër trajnerit

Plas te Barcelona! Messi udhëheq revoltën kundër…

Momente jo të mira te Barcelona.

Një barazim 2-2 si ai në fushën e Celta Vigo dhe sidomos largimi me dy pikë nga kryesuesit e Real Madrid do të shoqëroheshin me nervozizëm në një skuadër si Barcelona. Deri këtu gjithçka normale, por në shtëpinë “blaugrana” shkojnë më larg, aq sa mediat spanjolle flasin për një krisje totale mes senatorëve të udhëhequr nga Lionel Messi dhe trajnerit Quique Setién. Shenjat u dhanë që gjatë sfidës të së shtunës. Në një video që po bën xhiron e botës duket qartë që Messi injoron zëvendëstrajnerin Eder Sarabia.

https://www.youtube.com/watch?v=mmO8UZ9laWA&feature=emb_logo

Edhe deklaratat e Suarez pas ndeshjes lenë pak për interpretim. “Kemi lënë shumë pikë në transfertë? Trajneri duhet pikërisht për të analizuar dhe zgjidhur këto probleme”, ishin fjalët e sulmuesit uruguajan. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike, situata ka shpërthyer në dhomat e zhveshjes, ku ka patur një përplasje të fortë verbale mes senatorëve të Barcelonës dhe trajnerit Setien. Messi dhe shokët e tij kanë shprehur hapur dhe me tone të lartë pakënaqësitë për menaxhimin e dhe leximin e ndeshjes nga tekniku.

Zëvendësimi i Suarez, besimi i plotë për Griezmann dhe largimi i Arthur drejt Juventusit ishin tre temat që ndezën zjarrin e polemikave në skuadrën katalunjase. Mediat spanjolle shkojnë më larg. Sipas tyre kjo përplasje ka vulosur fatin e Setien. Madje ato kanë rikthyer një emër të madh dhe të dashur për popullin “blaugrana” për t’u ulur në pankinë. Bëhet fjalë për Xavi Hernandez, që është gati të marrë drejtiminb e Barcelonës duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit