‘Plasin çokollatat’ në Kuvend, Rama-Bashës: Unë ty të kam dashur, të dua dhe do të dua!

‘Plasin çokollatat’ në Kuvend, Rama-Bashës: Unë ty…

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca plenare në Kuvend, teksa nuk kanë munguar replikat e forta, debatet, por edhe shprehja e dashurisë në publik. Ka qenë pikërisht dyshja Rama dhe Basha, aktorët kryesor të filmit të transemtuar sot nga parlamenti, ku është shfaqur edhe momenti ku Rama shprehu publikisht pëlqimin për Bashën. Teksa ky i fundit i tha se do ta ketë përballë, pavarësisht pretendimeve të Berishës për t’u kthyer në krye të partisë, Rama iu drejtua duke iu shprehur se ai është kundërshtari që ka dashur dhe do të vijojë ta dojë.

Rama:

Ajo pjesa e llumit të ka nxjerrë ty mo Lulëzim, kështu që kujdes, foltorja është gajreti i Shqipërisë, e sheh Shqipëria dhe mban brinjët me dorë. Mos na ço gjuhën aty ku dhëmb dhëmbi ty të lutem, dua sdua unë ty do të kem përballë. Unë ty të dua përballë, të kam dashur, të dua dhe do të dua, dhe nuk di si të ndihmoj, ti vjen këtu duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi. Mos shpif si llumi, mos shfaj si llumi, shkurt muhabeti llumi është origjinali. Ti duhet ti provosh vetes që duhet të rilindësh, ne e dimë si shkohet te rilindja, ka plot fakte për tu përballur me ne, nëse do futesha unë në garë me Ferdinandin për Durrësin, do kisha më shumë kritika se ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit