Plasin thikat në një supermarket në Zelandën e Re, plagosen 5 persona

Plasin thikat në një supermarket në Zelandën…

Policia ka arrestuar një burrë që goditi me thikë pesë persona në një supermarket në Dunedin në jug të Zelandës së Re.

Nga personat e plagosur nga ky sulm me thikë, tre janë në gjendje kritike për jetën, ndërkohë policia e Zelandës së Re ka deklaruar se është arrestuar një nga të dyshuarit që plagosi pesë personat.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Jacinda Ardern i cili tha se policia e kishte siguruar që sulmi nuk lidhet me sulm terrorist.

Dëshmitarët e rastit që u ndodhën në vendngjarje u thanë medias lokale që burri që bëri sulmin kishte dy thika, dhe goditi në fillim stafin, dhe më pas kalimtarë të rastit që u përpoqën ta ndalonin sulmin.

“Prioriteti ynë tani janë anëtarët e ekipit tonë të dëmtuar dhe kujdesi për ekipin tonë më të gjerë pas kësaj ngjarje jashtëzakonisht traumatike,” tha një mesazh në faqen e internetit të kompanisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit