Plasin ujërat e zeza pak km larg Tiranës, banorët: Era e keqe po na mbyt

Plasin ujërat e zeza pak km larg…

Një situatë alarmante po vijon prej më shumë se një muaji në zonën Çerkez-Morinë, një fshat në ish-komunën Zall-Herr në Qarkun e Tiranës, ku ujërat e zeza kanë plasur në rrugën e lagjes dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e problemit.

Sipas një denoncimi të ardhur në redaksi, banorët janë të shqetësuar për erën e rëndë që është bërë e padurueshme, veçanërisht me afrimin e temperaturave të larta që e përkeqësojnë situatën. “Kalojmë aty çdo ditë, nuk mund të frymëmarrim nga era e keqe. Jemi të shqetësuar edhe për përhapjen e infeksioneve,” – shprehet një banor për JOQ.

Përveç shqetësimit estetik dhe të përditshëm, situata përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që jetojnë në zonë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të riparuar dëmtimin dhe për të parandaluar pasoja më të rënda në muajt që vijnë.

Një situatë alarmante po vijon prej më shumë se një muaji në zonën Çerkez-Morinë, një fshat në ish-komunën Zall-Herr në Qarkun e Tiranës, ku ujërat e zeza kanë plasur në rrugën e lagjes dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e problemit.

Sipas një denoncimi të… pic.twitter.com/h02irgqlGr
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 3, 2025

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit