Plazh në kohë koronavirusi, Italia gjen zgjidhjen ideale

Plazh në kohë koronavirusi, Italia gjen zgjidhjen…

Sezoni veror i këtij viti do të jetë ndryshe nga herët e tjera prej situatës së shkaktuar nga kòronavirusi. Italia, shteti më i gòditur në Europë ka menduar që të zhvillojë një byzylyk që do të bëjë zhurmë në rast se nuk respektohen distancat sociale mes njerëzve.

Ndërkohë, byzylyku i zhvilluar nga studiues të Institutit Italian të Teknologjisë mendohet të përdoret për fëmijët dhe ti rikthejë në kopshte e shkolla. Mediat italiane thonë se kanë nisur të bëhen plane për të miratuar rifillimin e vitit shkollor në Lombardi, rajoni më i prekur në Itali.

Gjithashtu byzylyku ka sensorë për regjistrimin e temperaturës së trupit, një nga shenjat më të dukshme të kòronavirusit.

Byzylyku ​​’i zgjuar’ është zhvilluar nga IIT dhe tani po kërkohen partnerë industrialë që ta prodhojnë në shkallë të gjerë dhe të merret një vendim për rihapjen e sezonit veror. Ndërkohë BE ka deklaruar se data për përfundimin e izolimit është 15 qershori, por nuk dihet nëse afati do të shtyhet sërish. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit