Një qytetar ka ndarë një foto nga Pogradeci, ku tregohet një plazh publik me çadra të vendosura falas, i hapur për këdo që dëshiron të shijojë pushimet pa shpenzime të mëdha. Sipas tij, mjafton një peshqir dhe pak dëshirë për t’u relaksuar pa u përballur me çmime të papërballueshme si në zonat e jugut.

Ai shton se me vetëm 1000 lekë kanë konsumuar një pice familjare dhe pije për drekë, duke e përshkruar vendin si të qetë dhe të përballueshëm për të gjithë. Në një kohë kur shumë pushues ankohen për çmimet e larta në bregdet, Pogradeci po rezulton një alternativë më ekonomike për të kaluar ditë të këndshme verore.
Pushuesi shkruan:
Pershendetje JOQ! Mqs cmimet ne jug jane katastrofe po ju dergoj nje foto nga Pogradeci. Çadrat jane te vendosura nga bashkia dhe jane falas. Plazh publik. Ju mjafton nje peshqir dhe deshira per tu kenaqur dhe per t’ja kaluar mire. Ne sapo hengrem dhe dreken dhe me 1000 leke kemi marre nje pice familjare dhe pije. Rehatllik, qetesi, ekonomi dhe klima perfektë. Ku do gjejne me mire se këtu?