Plehrat mbledhin qindra qen në mes të Elbasanit, a shkon në punë Gledian Llatja?

Plehrat mbledhin qindra qen në mes të…

Një situatë alarmante denoncohet nga banorët e lagjes “28 Nëntori” në Elbasan, të cilët thonë se zona është kthyer në një pikë grumbullimi për qindra qen endacakë. Sipas tyre, mbi 300 qen mblidhen çdo ditë rreth koshave dhe mbetjeve, duke e kthyer një problem higjienik në një shqetësim serioz për të gjithë lagjen.

Banorët shprehen se grumbullimi i plehrave po tërheq vazhdimisht qentë, ndërsa situata është përkeqësuar deri në atë pikë sa hapësirat pranë koshave janë mbushur me jashtëqitje. Era e rëndë, mbetjet dhe kushtet e papërshtatshme higjienike, sipas tyre, kanë pushtuar zonën.

Përveç qenve, banorët denoncojnë edhe shtimin masiv të mushkonjave, të cilat, sipas tyre, janë shtuar si pasojë e mbetjeve dhe papastërtive pranë koshave dhe po shqetësojnë veçanërisht fëmijët.

Por shqetësimi më i madh është siguria. Qindra qen që grumbullohen, lehin dhe përleshen gjatë natës kanë bërë që fëmijët e vegjël të mos dalin të qetë, ndërsa të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara përballen me një situatë gjithnjë e më të vështirë.

Dhe pyetja shkon drejtpërdrejt te Bashkia e Elbasanit dhe kryetari Gledian Llatja: Si është e mundur që një lagje në mes të qytetit të arrijë në këtë pikë?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit