
Në zonën e Shkozetit në Durrës, vijon prej vitesh një situatë alarmante që rrezikon përditë jetën dhe shëndetin e banorëve. Kanale të hapura me ujëra të ndotura, mbeturina dhe erëra të rëndë janë bërë pjesë e përditshmërisë së një prej zonave më të populluara të qytetit.
Banorët prej kohësh denoncojnë gjendjen e rëndë, por bashkia e Durrësit nuk e ka vënë ujin në zjarr për të ndërmarrë një veprim konkret për zgjidhjen e problemit në fjalë që po shkatërron mjedisin dhe rrezikon seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Kanali i mbushur plot me plehra rrezikon infeksion dhe sëmundje të rënda, teksa kryebashkiakes Sako nuk i bën përshtypje kjo situatë alarmante. Banorët kërkojë masa të menjëhershme, kërkojnë pastrimin e kanalit në shkozet përpara se të përballen me pasoja të rënda shëndetësore.
“Pershendetje JOQ. Kjo eshte situata ne mes te Durresit ne nje nga zonat me te populluara, konkretisht ne Shkozet. Vazhdon prej vitesh qe nuk merr zgjidhje dhe te gjithe banoret e ketyre zonave rrezikojne shendetin prej ketyre kanaleve”, shkruan qytetari.