Një qytetar ka dërguar pamje të një problemi serioz në qytetin e Durrësit, konkretisht në zonën pranë shkollës “Ibrahim Kodra”. Pamjet janë alarmante, plote plehra, trotuaret janë të mbushura me gropa të thella dhe gunga të larta, duke e bërë kalimin e fëmijëve dhe qytetarëve të pamundur.
Aroma e rëndë dhe mbeturinat e grumbulluara po rrezikojnë shëndetin e banorëve, teksa kryebashkiakja Sako nuk gjen dot punonjës për të pastruar zonën duke treguar dështimin e saj në shërbim të banorëve të qytetit bregdetar të Durrësit.
Pavarësisht tenderave të shumtë dhe miliona eurove të shpërndara, nuk ka pasur asnjë përmirësim të dukshëm në këtë zonë. Parkimi ka zënë gjithashtu rrugët dhe trotuaret, duke i detyruar qytetarët të kalojnë në anën e rrugës së makinave, ku trafiku është i dendur dhe i rrezikshëm.
“Përshëndetje JOQ. Këto pamje janë tek shkolla “Ibrahim Kodra” ne Durrës. Një pamje e tmerrshme dhe nuk mund te tolerohet. Asgjë nuk menaxhojnë dot, as përmbytjet e as mbeturinat, dhe vazhdojnë te jepen tendera me miliarda euro dhe asgjë nuk behet. Është e tmerrshme aroma qe vjen dhe po te kalosh tek ai trotuar ke ose gropa te thella ose gunga te larta qe nuk ke shans te kalosh me fëmijë dhe jemi te detyruar te kalojmë nga ana e rrugës se makinave. Uroj te vihet dore sa me shpejt. Nuk durohet asgjë, nuk s’ka as rregull asgjë, gropa gjithandej, makina qe te vijnë ne autostrada duke ta bere me drita e me super shpejtësi sepse e ka me nxitim tjetri e nuk do t’ia dije qe ke 4 fëmijë lart ne makine, parkime duke zënë rrugët ose brenda rrethit dhe policia rri ne këmbë si statuje e nuk bën asgjë. Nuk kam pare patrulla policie natën ne akse qe konsiderohen te rrezikshme. Dreqi e mori te kthehesh nga emigrimi për te rritur fëmijët këtu e te te behet jeta e pamundur, nuk e di d.m.th. skam fjale. Faleminderit”, është ky mesazhi i qytetarit.