Plehrat pushtojnë trotuaret në rrugët e Tiranës, banorët ankohen për mungesën e pastrimit

Plehrat pushtojnë trotuaret në rrugët e Tiranës,…

Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë tonë gjendjen e krijuar në rrugën “Vedat Kokona” në Tiranë, ku koshat e mbeturinave janë tejmbushur dhe mbetjet kanë përfunduar në trotuare dhe në rrugë.

Sipas denoncimit, problemi është krijuar pranë një pallati të sapopërfunduar, ndërsa situata me grumbullimin e mbetjeve vijon të përkeqësohet. Banorët janë detyruar t’i hedhin mbeturinat jashtë koshave, pasi këta të fundit nuk kanë më hapësirë.

Qytetari ngre shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes nga shërbimet e pastrimit të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se mbeturinat nuk po mblidhen, pavarësisht gjendjes së krijuar.

Përmes fotografive të dërguara në redaksi, ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe zgjidhjen e këtij problemi, i cili shqetëson banorët e pallatit dhe kalimtarët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit