Pllaka e mermerit e zu poshtë teksa po punonte, 35-vjeçari që humbi jetën në Maqellarë, Bedri Markja 

Pllaka e mermerit e zu poshtë teksa…

Personi që shihni në foto është Bedri Markja, 35-vjeçari humbi jetën ditën e sotme në Çerne, Maqellarë, në kohën kur po punonte. I riu ndërroi jetë në një subjekt që punonte me pllaka mermeri për varre.

Markja baba i gjashtë fëmijëve, kishte kohë që punonte në subjektin ku ndërroi jetë, teksa pllaka e mermerit e zu poshtë duke i shkaktuar plagë që i morën jetën.

Ndërkohë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin Urim Bulkun, pronarin e subjektit “BULKU MERMER” dhe menaxherin e subjektit ku ishte i punësuar 35-vjeçari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit