“Pluhur zone”, “Vëllai i madh”, “Vëllai i  vogël”/ Kodet për shpërndarjen e drogës në shkolla në Tiranë

“Pluhur zone”, “Vëllai i madh”, “Vëllai i…

Policia ka zbardhur më shumë detaje për skemën se si shpërndahet droga në shkollat dhe baret e Tiranës. Hetimet kanë zbuluar se për kokainën kodi ishte ‘pluhur zane’, e dyshohet se “burimin” e kishte nga Fushë Krujë. Nga atje, “korrierët” e merrnin dhe më pas e shpërndanin në Tiranë. Për kokainë, kishte dhe kode të tjera që përdoreshin për të përcaktuar sasinë që donte blerësi. “Vëllai i madh”, kur bëhej fjalë për sasi të madhe kokaine dhe “vëllai i vogël” kur ishte sasi më e vogël, si 0.5 gramë apo 1 gramë kokainë.

Për një qese kanabis, shpërndarësit e drogës përdornin kodin ‘sëqe’ (pra qese në slang), duke specifikuar përkatësisht edhe sesa qese shisnin. Pjesa më e madhe e kanabisit shitej pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”. Për këtë gjimnaz, shpërndarësi ishte Dorjano Çela.

Kujtojmë se pak ditë më parë, policia zbuloi se 24 persona ishin të shpërndarë në 11 zona të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë këtu 28 lagje. Të gjithë anëtarët e grupeve ndaheshin në nëngrupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numrin më të lartë të shpërndarësve e kishin zonat e Bllokut, Kombinatit dhe Yzberishti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit