Pluhuri i qymyrit mbulon Portin e Ri, banorët në alarm për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve

Pluhuri i qymyrit mbulon Portin e Ri,…

Banorët e zonës së Portit të Ri në Porta Romano kanë ngritur alarmin për një problem serioz që, sipas tyre, po rrezikon shëndetin dhe sigurinë e komunitetit.

Shqetësimi lidhet me praninë e vazhdueshme të qymyrit dhe pluhurit të zi, i cili shpërndahet në ambientet ku kalojnë çdo ditë banorët. Situata bëhet edhe më shqetësuese për fëmijët, të cilët luajnë dhe shëtisin në këto hapësira, duke përfunduar me këmbët dhe rrobat e mbuluara nga materiali i zi.

Banorët shprehen se nuk ndihen të sigurt dhe se një shëtitje e thjeshtë në zonën ku jetojnë është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm. Të rritur, fëmijë dhe të moshuar janë të ekspozuar çdo ditë ndaj këtij pluhuri.

Ata kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën në terren dhe për të marrë masa konkrete.

Banorët e Portit të Ri kërkojnë vetëm një gjë: të jetojnë dhe të ecin në një ambient të pastër e të sigurt, pa pasur frikë për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit