Plumba drejt Mercedesit në Lezhë: I riu u qëllua me armë disa herë në bark

Plumba drejt Mercedesit në Lezhë: I riu…

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë e një të riu në Manati të Lezhës, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme dhe që vijon të jetë nën hetim nga autoritetet.

I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli, i cili në momentin e ngjarjes po udhëtonte me një automjet tip Mercedes-Benz me xhama të zinj. Ngjarja u shënua rreth orës 13:15, teksa i riu po lëvizte nga Manatia në drejtim të Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Pikuli dyshohet se është përfshirë në një konflikt me disa të rinj, banorë të zonës. Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet që çuan në përplasjen mes tyre.

Burime nga policia bëjnë me dije se personat e dyshuar për ngjarjen janë identifikuar dhe grupi hetimor po punon për gjetjen dhe shoqërimin e tyre.

Gjatë përplasjes, i riu ka marrë disa plagë plumbi në pjesën e barkut. Fillimisht ai është dërguar në Spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se Pikuli ka pësuar dëmtime të shumta në zonën e barkut dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Aktualisht ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që dëshmitë dhe provat e mbledhura në vendngjarje të hedhin më shumë dritë mbi konfliktin dhe autorët e dyshuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit