Plumba në fytyrë! Detaje të reja nga atentati: Sanaj u kthye nga Italia para dy vitesh

Plumba në fytyrë! Detaje të reja nga…

Briken Sanaj, 39-vjeç, baba i dy fëmijëve prej vitesh ka jetuar në Itali, për t’u kthyer vetëm dy vite më parë, ku prej më shumë se një viti jetonte në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Policia ka shoqëruar dhjetra persona si të dyshuar për vdekjen e tij. Sipas policisë, shpresat për zbardhjen e ngjarjes janë tek kamerat e sigurisë, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie.

Mësohet se në automjetin e djegur janë gjendur shumë pak prova, ku sipas burimeve targa e mjetit benz AA777GY, rezulton e vjedhur, çka shton dyshimet për një atentat të organizuar.

Sanaj, është qëlluar tre herë nga një distancë e afërt. Autorët kanë hapur pak xhamin e mbarpëm të mjetit e më pas kanë qëlluar tre herë të riun, dy prej plumbave e kanë kapur në fytyrë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit