Policia zbardh ngjarjen, plumbat e Dan Hutrës vrasin dy persona dhe plagosin dy të tjerë

Policia zbardh ngjarjen, plumbat e Dan Hutrës…

Elena Hysa, ish-gruaja e Dan Hutrës mësohet se ka mbetur e plagosur nga të shtënat me armë. Ajo ishte shtatëzënë dhe priste të bëhej nënë për herë të dytë, pasi me ish-burrin kishte dhe një vajzë 4 muajshe. Plumbat që u zbrazën drejt familjes Hysa i morën jetën motrës së saj, Mevlute Hysa si dhe kunatës Hasime Dafku.

Nga të shtënat me kallashnikov, e plagosura kanë mbetur edhe nëna e saj, Kujtime Hysa. Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para të ngjarjes. Autori dyshohet kishte disa ditë që kishte dal nga burgu.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit