Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, Brian Syzo niset drejt Traumës

Plumbi i ka prekur venën kryesore në…

35-vjeçari Brian Syzo, i plagosur me armë zjarri në Pogradec, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Mjekët e spitalit të Pogradecit kanë vlerësuar se gjendja e tij kërkonte ndërhyrje të menjëhershme dhe trajtim të avancuar, duke vendosur transferimin e tij në kryeqytet.

Sipas informacioneve mjekësore, plumbi ka prekur këmbën e të plagosurit dhe dyshohet se ka dëmtuar një nga venat kryesore, çka ka ngritur shqetësime për komplikime serioze dhe rrezik të mundshëm për amputim. Gjendja e tij po monitorohet nga mjekët specialistë në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, policia ka arrestuar si autor të dyshuar të ngjarjes Nikolla Agollin, i cili u ndalua menjëherë pas incidentit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të plagosjes në Pogradec.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit