“Po bën lojë me shumë porta”, Andi e thotë troç cila vajzë i pëlqen në Për’puthen

“Po bën lojë me shumë porta”, Andi…

Andi ka dalë në takim me Jasminën dhe Antonelën këtë javë, por u komentua gjatë për sjelljen e mirë dhe fjalët pozitive që i thotë të gjitha vajzave.

Nuk munguan akuzat që i thonin se po bën “lojë me shumë porta”. Andi u përgjigj njëherë e mirë duke thënë se nga të gjitha vajzat, më shumë i pëlqen Jasmina, por shtoi se nuk mund të bëjë diferencime të mëdha, pasi me secilën ka dalë në vetëm një takim.

“Deri më tani, edhe pse ka ende pjesë që nuk janë transmetuar, afrimitet dhe tërheqje fizike më shumë kam ndjerë për Jasminin. Por kjo nuk do të thotë që duhet ët bëjmë ato dallimet, por nëse do kem një takim të dytë me Anonelën, mbase në takim të dytë mundet të më pëlqejë shumë më shumë Antonela se Jasmini se me një takim nuk mundet të më pëlqejë dikush aq shumë sa të bëj diferenca”, tha ai.

Top Channel

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit