Po bënin gara me makina dhe përplasi për vdekje të riun, arrestohet 40-vjeçari

Po bënin gara me makina dhe përplasi…

40-vjeçari që aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin te Arena Karting Albania në Shijak është arrestuar.

Gjatë një gare me makina një natë më parë, 40-vjeçari me iniciale F.A është përplasur me mjetin e 39-vjeçarit me iniciale A.M.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, 39-vjeçari ka humbur jetën menjëherë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Njoftimi policisë:

Shijak/Durrës Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit