Një aksident tragjik është regjistruar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit. Si pasojë e ngjarjes kanë ndërruar jetë në lule të rinisë, 3 djem. Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare kanë mbetur viktimë të aksidentit fatal.
Shoferi i cili ka përplasur djemtë për vdekje është Arlind Syla, familjar i Lordi Sylës. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Arlind Syla ishte në makinë duke ecur me shpejtësi kur ka përplasur persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.
3 persona kanë ndërruar jetë dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja është filmuar nga njëri prej shokve të djemve i cili po ndiqte nga afër garën që rezultoi fatale për Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.