Po bënte lëvizje të dyshimta, shqiptari kapet me 42 doza kokainë në autostradë

Po bënte lëvizje të dyshimta, shqiptari kapet…

Policia Rrugore e Arezzo, Itali, arrestoi në flagrancë një 22 vjeçar shqiptar me një sasi 21 gram kokainë të ndara në 42 doza në makinën tip Renault Clio me targë italiane, me të cilën po udhëtonte.

I riu është ndaluar nga policia italiane pranë Komunës së Monte San Savino pasi është vënë re me një qëndrim të dyshimtë.Sasia e kokainës është gjendur e fshehur me dy pako cigaresh dhe ishte e ndarë në 42 doza kokaine të bëra gati për shitje.

I riu, duket se banonte në Incisa Valdarno, prandaj policët kontrolluan gjithashtu shtëpinë, por me rezultate negative. I riu u arrestua dhe u dërgua në burg në Sollicciano.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit