Po dëmtojnë mjedisin, OECD: Ndërtuesit të paguajnë taksa

Po dëmtojnë mjedisin, OECD: Ndërtuesit të paguajnë…

Një studim për zhvillimin e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri, i realizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik tregon rritjen e sektorin të ndërtimit në vend i nxitur nga zhvillimi i infrastrukturës dhe banesave. Edhe pse kërkesa nuk është e lartë nga vendasit për blerje apartamentesh ky sektor ka marrë një vrull vitet e fundit.

Por cilat janë pasojat që vijnë nga ndërtimi i lartë ne vendin tonë? Sipas OECD qeveria shqiptare duhet të aplikojë taksa ndaj ndërtuesve të cilët përdorin burimet natyrore, si për shembull gurë, zhavorr apo rërë pasi ata po dëmtojnë mjedisin.

Shumë shtete të Bashkimit Evropian e aplikojnë këtë taksë. Tarifat e burimeve mund të konsiderohen për minierat të cilat mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të kostove të trajtimit të mbetjeve.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik, ndërtimi i lartë në vend mund të dëmtojë mjedisin.

Kjo taksë do të ndikojë ne menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe në mbrojtjen e mjedisit

Gjithashtu sipas këtij studimi sugjerohen edhe politika shtesë që stimulojnë riciklimin.

Në mars të vitit 2022 Shqipëria vendosi Ligjin për Menaxhimin e Mbetjeve për të ndaluar përdorimin e plastikës, por aktualisht nuk ka një taksë për disa materiale plastike.

OECD rekomandon se instrumente ekonomike, të tilla si taksat mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të ekonomisë rrethore me një kosto më të ulët që nxit njëkohësisht edhe inovacionin.

Përveç taksave OECD vë në dukje se Shqipëria duhet të përdorë kritereve të prokurimit publik të gjelbër ndaj kompanive që kontrakton për punë publike dhe për shërbime./MONITOR

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit