Një aksident i disafishtë automobilistik ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të marte në Durrës.
Në lagjen numër 16 të qytetit, një automjet tip Opel ka hyrë me të kuqe në semafor, për pasojë është përplasur me një furgon. Më pas, furgoni është përplasur me disa makina të tjera që ishin të parkuara në anë të rrugës.
Drejtuesi i Opelit që dyshohet të jetë dhe shkaktari i aksidentit, ka qenë duke ecur me urgjencë për të shkuar në spital për të dërguar fëmijën e tij të sëmurë.
Pas aksidentit, fëmija është dërguar me urgjencë në spital teksa babai i tij po pyetet nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.