
Një 33-vjeçar nga Pogradeci ka rrezikuar jetën duke gëlltitur një sasi kanabisi që e mbante me vete!
E. Gj., ka qenë duke ecur në lagjen nr. 1 në qytetin e Pogradecit, kur policia e ka pikasur dhe ka hedhur dyshime se posedonte lëndë narkotike. Në këtë moment atij i është kërkuar që të ndalojë, por nuk ka dëgjuar duke u larguar me shpejtësi.
Gjatë ikjes 33-vjeçari ka gëlltitur kanabisin që e mbante me vete. Pasi është ndaluar, efektivët e policisë e kanë dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe më pas është arrestuar.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital”, njofton policia.