Po fshihet numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19? Berisha akuzon Ramën

Po fshihet numri i viktimave dhe të…

Pse nuk bëhen më shumë teste për koronavirusin? A është më e lartë shifra e të infektuarve dhe viktimave  nga aq sa burimet  thonë?

Kohët e fundit janë hapur shumë  llafe se shifra e të infektuarve dhe viktimave nuk po tregohet e saktë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se Kryeministri Edi Rama po fsheh vdekjet dhe infeksionet nga Covid-19.

“Mashtrimet e Edvin Hajdutit nëpërmjet zëdhënësve të tij famozë, ish-kunata, mbi-kunata, imponimet ndaj tyre të ndrikull Hajnisë për shoë të turpshëm dhe poshtërues mediatik, revoltojnë dhe demotivojnë personelin shëndetësor.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të cilat kanë nxjerrë tërësisht jashtë kontrolli, pandeminë COVID-19 në Shqipëri.

I bëj thirrje OBSH-së të dënojë botërisht qëndrimet e papërgjegjshme të narkoqeverisë shqiptare dhe të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër pandemisë së COVID-19”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

Ndërkohë që vdekjet dhe infeksioni nga COVID-19 po shkojnë drejt dhjetëfishimit, Edvini kryepidemiologu xhahil i republikës së Surrelit ka zgjedhur të fshehë vdekjet dhe infeksionet nga COVID-19.

Sot, për çdo rast me COVID pozitiv, testohen jo më shumë se 3-5 të dyshuar duke nxitur kështu masivizimin e infeksionit në mbarë popullatën.

Decentralizimi i njoftuar i testimit për COVID-19 është thjesht pseudodecentralizim.

Kështu që gjithçka për diagnozën vazhdon të kontrollohet për çdo rast vetëm nga ish-kunata dhe ish-kunati i saj manjak dhe skizoid.

127-a me praktikat e saj politike kërcënon rëndë shëndetin dhe jetën e qindra të sëmurëve!

Kjo praktikë ka bërë që qindra të sëmurë janë të braktisur në mëshirën e fatit në shtëpitë e tyre me kujdesin alo – alo, e gjitha kjo për të manipuluar, ulur në mënyrë kriminale numrin e të infektuarëve, të shtruarëve dhe të vdekurve nga COVID-19 në spitalet COVID.

Në spitale mungojnë kushtet më minimale.

Përpjekjet serioze e vetmohuese të mjekëve dhe infermierëve i minojnë kushtet çnjerëzore në spitalet COVID dhe mungesat e mëdha të personelit, pajisjeve dhe medikamenteve deri dhe të ujit në spitale.

Mashtrimet e Edvin Hajdutit nëpërmjet zëdhënësve të tij famozë, ish-kunata, mbi-kunata, imponimet ndaj tyre të ndrikull Hajnisë për shoë të turpshëm dhe poshtërues mediatik, revoltojnë dhe demotivojnë personelin shëndetësor.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të cilat kanë nxjerrë tërësisht jashtë kontrolli, pandeminë COVID-19 në Shqipëri.

I bëj thirrje OBSH-së të dënojë botërisht qëndrimet e papërgjegjshme të narkoqeverisë shqiptare dhe të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Këtu më poshtë keni disa mesazhe të qytetarëve dixhitalë, në të cilat denoncojnë gjendjen katastrofale të pandemisë së COVID-19.

1.Zoti Berisha përshëndetje…

Kisha babain të shtruar tek QSUT-ja, në repartin e infektivit COVID-1.

Gjendje skandaloze, këtu që duhet të mblidhet vëmendja e gjithë spitalit sepse ështe emergjencë mjeksore, kanë lënë gjithë specializantët në ngarkim, mjekët primarë ose nuk vijnë fare ose janë “on call”.

Hyre këtu, zor se shpëton nga vdekja, këta nga mungesa e eksperiencës të intubojnë kur arrin në gradë të fundit, ndërkohë në Gjermani e vende tjera, intubojnë me parametra shumë më optimalë në mënyrë që t’i japin mundësi mushkërisë të rekuperojë, këtu tek ne ndodh e kundërta, si pasojë e ineksperiencës, moskompetencës dhe mungesës së respiratorëve të mjaftueshëm për situata të tilla intubojnë kur personi arrin në nivelë desaturimi ekstreme dhe s’ka më shpresë…

Nuk kanë omeprazol që dhe një kioskë e thjeshtë lagjje e posedon, nuk kanë albuminë për të ndihmuar veshkat, që të dyja këto i kam blerë vetë dhe ia kam dhënë infermierëve dorazi. Para disa ditesh vjen ministria Manastirliu dhe i gjithë personeli mjeksor bënte paradë hipokrizie për mediat ndërkohë të sëmurët i lanë për një orë e ca vetëm me sanitarët, si e si për të reklamuar fasadën mediatike, mos të sjelltë Zoti këtu se je i marrë fund.

Informacion zero infermierët e mjekët s’na hapin as telefonin asgjë, vetëm kur të marrin e të thonë “e intubuam”. Doktor nuk mjafton një mesazh për të treguar tmerrin e maskarallëkut këtu, ia lej vetë shqiptarëve t’a imagjinojnë. Zoti ju ruajt…

2.Doktor mirmengjes.

Po te shkruaj perseri edhe sot. Situata ne spitalet covid katastrofike.

Njerezit po vdesin per shkak te corganizimit e mos sherbimit.

 Po vdesin thjesht per uje.

Nuk i jep njeri uje, muk ka kush i jep uje, nuk ka personel t’i japi uje.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit