Po furnizonin makinën me naftë, hajdutët grabisin karburantin në Shijak

Po furnizonin makinën me naftë, hajdutët grabisin…

Grabitet një karburant në Shijak. Policia njofton se persona të paidentifikuar kanë marrë xhiron ditore. 

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale, e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar, të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës, dhe pastaj janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit