Babëzia për të gllabëruar sa më shumë të mundin është kthyer në një procedurë standarde për drejtuesit vendorë.
I tillë është edhe rasti i lryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli, i cili aktualisht është nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për dy episode, shkelje e barazisë në tendera për pastrimin dhe fondet e tërmetit.
Por teksa i ka krahët e ngrohta nga pushteti, Suli nuk pyet për drejtësinë, duke i bërë karshillëk me tendera korruptivë.
Së fundmi, sipas të dhënave të OpenData, Suli ka hapur një tender për “Rikonstriksion të rrugës Azem Hajdari”. Tenderi me numër reference REF-82853-10-09-2023 me fondin limit 60.250.502 lekë.
Por pavarësisht se në garë morën pjesë 10 kompani, Suli u kujdes që fitues të shpallte kompaninë NDËRTIMI shp. Kjo e fundit, përmes favirizimeve do përfitojë 410 mln lekë.
Flamuri i kuq i OpenData është ngritur pikërisht për skualifikimin e të gjithë operatorëve, përveç fituesit.
Ky tender, është një tjetër provë që duhet ti shtohet dosjes hetimore, nëse SPAK do ketë sy për të parë realitetin dhe masakrimin që u bëhen parave të qytetarëve për të favorizuar e pasuruar miqtë e afërt të tyre.