Po hetonte sulmin ndaj televizionit "TC", vritet prokurori në Guayaquil

Po hetonte sulmin ndaj televizionit “TC”, vritet…

Prokurori që kishte marrë në hetim sulmin që iu bë një studio televizive në Ekuador rreth dy javë më parë, është vrarë!

Sipas mediave ekuadorjane, prokurori César Suarez u qëllua për vdekje në qytetin e Guayaquil, teksa ishte duke shkuar për në zyrën e tij. Nuk është ende e qartë nëse vrasja e prokurorit ka lidhje me hetimin e tij për sulmin ndaj televizionit, apo ndonjë konflikt tjetër.

Prokurori Suarez vetëm një ditë më parë kishte dalë në një studio televizive, ku kishte shfaqur shqetësimin e tij se edhe pse kishte marrë në pyetje 13 personat e arrestuar për krimin, policia nuk i kishte dhënë një urdhër mbrojtje. Vrasja e prokurorit është një ndër ngjarjet e fundit kriminale që kanë përfshirë vendin prej disa kohësh, që pas arratisjes nga burgu të dy bosëve të një bande kriminale që morën peng dhe rojet e institucionit ku vuanin dënimin.

Kujtojmë që disa ditë më parë një grup personash të armatosur u futën brenda ambienteve të televizionit “TC”, duke marrë peng dhe kërcënuar stafin i cili ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Ata i detyruan që të ulen në dysheme, ndërkohë që transmetimi u ndërpre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit