Po hidhte plehrat, 25-vjeçarja në Mat bie nga ura

Po hidhte plehrat, 25-vjeçarja në Mat bie…

Bie nga ura një vajzë e re e moshës 25-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mallunxë në Mat, pranë vendit të quajtur “Kumia e Tullave”.

Sipas policisë, vajza e re me inicialet F.T ka rënë aksidentalish nga ura teksa ishte duke hedhur plehrat.

Pasi ka marrë ndihmën e parë shëndetësore, 25-vjeçarja është dërguar për ndihmë të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit