‘Po i lënë në dorë të fatit’/ Qytetari denoncon skandalin e Manastirliut: Mjekët me kontrata, u thonë po ju mori privati, mirë, po s’ju mori...

‘Po i lënë në dorë të fatit’/…

Qeveria e Rilindjes prej 7 vitesh në pushtet, i ka bërë ‘rrugë’ skandalet.

Por, ata nuk ndalen edhe në një gjendje pandemia kaq të vështirë për gjithë botën, e sidomos edhe për Shqipërinë.

Ditën e sotme u bë publik lajmi se Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e strukturave laboratorike në QSUT, duke paralajmëruar largimin nga puna të dhjetëra pjesëtareve të stafit mjekësor – të cilët vetëm pak javë më parë u specializuan për të kryer analizat për koronavirusin e ri.

Një denoncim për këtë fakt ka ardhur edhe në redaksinë e “GazetaAtdheu”.

Një person brenda strukturave të laboratëve ka sjellë njoftimin e shpallur për të gjithë punonjësit.

Ai dëshiron të mbetet anonim, dhe shprehet për “GazetaAtdheu” se me urdhër të Ogerta Manastirliut, po heqin personelin e tre laboratorëve dhe po i lënë në mëshirë të fatit, nëse do i marrë apo jo privati, në të kundërt nuk kanë çfarë të bëjnë.

Denoncimi i qytetarit:

Kisha nje informacion ne lidhje me njerin nga lajmet qe kishit publikuar

Per laboratoret e Q.S.U.T qe po mbyllen nga shteti me urdher te Ogerta Manastirliut

Por dua te ngelem anonim

Po i heqin te gjith personelin e te 3 labaratoreve dhe i lene ne dore te fatit duke ju then ” po ju mori privati ne rregull po sju mori skemi cju bejme ” nderkohe shumica e personelit kane kontrata pune qe ketu e para 20 vitesh

Dhe tani i lene ne meshire te fatit

LEXO EDHE:

Skandal në QSUT/ Ogerta mbyll laboratorin e certifikuar para dy javësh për COVID-19, ua jep me koncesion ‘miqve’ të Rilindjes

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit