“Po iu dëmtojnë trurin”/ Kirurgu amerikan: Mediat sociale po i përdorin fëmijët si eksperiment prej vitesh

“Po iu dëmtojnë trurin”/ Kirurgu amerikan: Mediat…

Vivek Murthy, kirurgu i përgjithshëm amerikan ka dhënë alarmin për përdorimin e shumtë të rrjeteve sociale nga fëmijët. Ai është shprehur se firmat e mediave sociale i kanë bërë fëmijët “pjesëmarrës në një eksperiment prej dekadash”, pa qenë në dijeni këta të fundit.

Vivek Murthy tha se platformat mund të dëmtojnë thellësisht shëndetin mendor të të rinjve, veçanërisht të vajzave adoleshente. Prandaj, ai bëri thirrje për masa mbrojtëse nga kompanitë e teknologjisë për fëmijët që janë në faza kritike të zhvillimit të trurit.

Mjeku vuri në dukje se kompanitë e teknologjisë kanë një interes të veçantë në mbajtjen e përdoruesve në internet dhe vendosin taktika që i joshin njerëzit. Prandaj kërkoi që mediat sociale të mos fokusohen që të mbajnë sa më gjatë përdoruesit e rinj para ekraneve.

Mjeku deklaroi se, adoleshentët që kalojnë më shumë se tre orë në ditë në mediat sociale përballen me rrezik të dyfishtë për të dëmtuat shëndetin mendor,  dhe për t’u përballur me simptomat e depresionit dhe ankthit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit